
Spektakël dhe gola në “Loro Boriçi” mes Vllaznisë dhe Teutës. Vendasit fituan 4-2 përballë kampionëve në fuqi Ekipi shkodran rikthehet të triumfojë ndaj bregdetarëve në kampionat pas më shumë se një viti dhe tani numëron 33 pikë.
Përballja nisi e zjarrtë, Liridon Latifi gjeti golin pas 51 sekondave, ndërsa në minutën e shtatë shënoi golin e dytë sezonal në Superiore mbrojtësi Fallou Diagne. Moment super për vendasit, që shënuan përsëri me anë të Latifit, i cili ngjitet në kuotën e 8 golave në kampionat.
Rubin Hebaj shkurtoi rezultatin në minutën e 18-të. Teuta mori zemër dhe realizoi golin e dytë me anë të Lorenco Vilës (41’), i cili mori një asist nga Beqja.
Pjesa e dytë foli për Vllazninë. Latifi u ndal nga shtylla në minutën e 46-të. Mevlan Adili tentoi një gol të bukur me një gjuajtje fluturimthi, por atë e realizoi Fjoart Jonuzi.
Eurogoli i mesfushorit kroat në minutën e 72-të, solli shpërthimin e tifozëve në stadium dhe çlirimin e trajnerit Thomas Brdaric. Teuta e mbylli takimin me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të Harallamb Qaqit në minutat shtesë për goditje me bërryl ndaj Ante Aralicës.