Euro 2024, nuk zhgënjejnë të mëdhenjtë. Kosova barazon me Rumaninë, largohet ëndrra e kualifikimit

16 June 2023, 23:42Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Euro 2024, nuk zhgënjejnë të mëdhenjtë. Kosova barazon
Festa e Anglise

Mbrëmje e qetë për gjigantët e kontinentit në ndeshjet eleminatore të Euro 2024.

Franca kaloi lehtësisht 3-0 Gjibraltarin në një ndeshje pa shumë histori duke marrë kryesimin e grupit B ku Greqia kaloi gjithashtu 2-1 Irlandën.

Në grupin C, Anglia u imponua 4-0 ndaj Maltës në La Valletta ku dy gola u shënuan nga penalltia ndërsa një tjetër ishte autogol. Po në këtë grup Maqedonia e Veriut u mund 3-2 nga Ukraina. 

Kosova barazon pa gola me Rumaninë, largohet ëndrra e kualifikimit

Ndërsa Kosova barazoi 0-0 me Rumaninë në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke zbehur edhe më tej shpresën për një kualifikim të mundshëm në Evropian.

Të besuarit e Alain Giresse nuk u treguan të saktë në përmbylljen e aksioneve, pasi dominuan ndeshjen me zotërim topi dhe raste.

Zhegrova e dërgoi topin në rrjetë, por sistemi VAR e anuloi golin për pozicion jashtë loje të Celinës, ndërsa Muriqi humbi një rast të mirë në minutat shtesë.

Me këtë rezultat, Kosova zbret në vendin e katërt të grupit, pasi parakalohet nga Izraeli që mundi Bjellorusinë në transfertë.

 


Video