Myrto Uzuni tregon historinë me Ronaldon: U inatos me festimin tim, por ja çfarë bëri në fund

15 June 2023, 23:46Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Myrto Uzuni tregon historinë me Ronaldon: U inatos me festimin tim, por ja
Myrto Uzuni

Myrto Uzuni që luan në ligën spanjolle La Liga me ekipin e Granada është një nga futbollistët më të lakuar për momentin. Kartoni i tij ka shkuar në vlerën e 25 milionë eurove.

I ftuar në ‘Opinion’, Uzuni foli për fillimet e karrierës së tij.

Ai tregoi një histori me Ronaldon kur e kishte kundërshtar në fushë, se si yllit portugez nuk i pëlqeu mënyra e festimit të tij kur shënoi gol, por në fund i dhuroi fanellën.

Myrto Uzuni tha se Cristiano Ronaldon e ka idhull dhe se mes tij e Messin zgjedh gjithmonë CR7.

Myrto Uzuni: Aty u realizua ëndrra ime të luaja në grupet e Champions. Për fat të mirë mua më ra në grup edhe Ronaldo edhe Messi.

Blendi Fevziu: Ju keni luajtur edhe kundër Ronaldos edhe kundër Messit?

Myrto Uzuni: Po. Kundër të dyve. Herën e parë nuk luajta në Barcelonë sepse më zuri koronavirusi dhe luajta ndeshjen e kthimit dhe me Ronaldon të dyja ndeshjet.

Blendi Fevziu: Sa gola ke shënuar në karrierën tënde?

Myrto Uzuni: I kam kaluar 100.

Blendi Fevziu: Vetë me kë ke qenë tifoz?

Myrto Uzuni: Me Ronaldon.

Blendi Fevziu: Po me ekipet e huaja veç Shqipërisë?

Myrto Uzuni: Me Real Madridin.

Blendi Fevziu: Dhe vendose të shkojë në kampionatin spanjoll..

Myrto Uzuni: Po, vendosa të shkoja në kampionatin spanjoll. Ishte historia e Ferencvaros që unë shënova në Torino kundër Ronaldos dhe bëra një festim të Ronaldos dhe ai mendoi se unë e bëra kundër atij në shenjë ironie që jam unë këtu vendos unë. Dhe në atë moment Ronaldo ishte shumë i inatosur dhe mendoi se ja bëra për inat. Në ato momente i thashë që nuk e bëra diçka për inat, por je idhulli im. Edhe pas ndeshjes më komplimentoi për lojën dhe më dhuroi fanelën.

Blendi Fevziu: I komunikueshëm Ronaldo?

Myrto Uzuni: Shumë i komunikueshëm, pasi shumë lojtarë shkuan për t’ia kërkuar fanellën, edhe ai i tha jo, ja kam premtuar Uzunit. Dhe ishte një ndjenjë shumë e veçantë pasi është idhulli im që kam ndjekur që në fëmijëri.


Video