Euro 2024/ Dueli historik mes Shqipërisë dhe Kroacisë, gjykon një francez

17 Qershor 2024, 11:31Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pasi kombëtarja shqiptare humbi ndeshjen me Italinë, të mërkurën do të përballet me Kroacinë. Të dy ekipet futen në fushë me zero pikë dhe ndeshja pritet të vulosë fatin e tyre për rrugëtimin europian.

Padyshim ky është një duel historik, pasi kjo ndeshje shihet si një përballje ‘jetë a vdekje’ për kalimin në raundin e dytë. Kroacia e cila u mund nga Spanja me rezultatin 3-0, kërkon 3 pikëshin dhe sulmuesi kroat Ante Budimiri tha se kjo është ndeshje kyçe.

“Duhet të synojmë për të mërkurën. Është finalja jonë, ndeshja jonë kyçe. Duhet ta përgëzojmë Spanjën. Të përpiqemi të përmirësohemi dhe të fitojmë të mërkurën”, ka thënë Ante Budimiri.

Ndeshja do të luhet të mërkurën në Hamburg në orën 15:00 në stadiumin “Volksparkstadion”, ku edhe kombëtarja shqiptare kërkon me këmbëngulje fitoren, pasi nuk ia doli me Italinë pavarëissht golit dhe rekordit të shënuar nga Bajrami. Një trajner francez, François Letexier do të gjykojë ndeshjen.

Kjo është ndeshja e parë mes ekipeve në histori, paçka se shtetet kane marrëdhënie të mira. Është ende herët për të folur për formacione, por një gjë është e sigurt. Trajnerin e kuqezinjve e shqetëson gjendja shëndetësore e Jasir Asanit, i cili ka një lëndim muskulor.

Formacioni si luajti Shqipëria në ndeshjen me Spanjën

Shqipëria: Strakosha, Hysaj (Balliu), Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Asani (Lacci), Bajrami, Hoxha (Seferi), Broja

Formacioni si luajti Kroacia me Spanjën

Kroacia: Livakovic, Stanisic, Sutalo, Pongaric, Gvardiol, Kovacic, Brozovic, Modric, Majer, Kramaric, Budimir

Euro 2024/ Dueli historik mes Shqipërisë dhe Kroacisë, gjykon


Video