VIDEO e TURPSHME/ Serbët djegin flamurin shqiptar në Gjermani

16 Qershor 2024, 18:33Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tifozët e Serbisë kanë djegur flamurin kuqezi të Shqipërisë dhe atë të Anglisë.

Këtë të dielë në 21:00 Serbia përballet me Anglinë për Grupin D në Euro 2024, duke mos munguar kaosi.

"Dikush ka hyrë në zonën tonë të tifozëve me flamurin e Shqipërisë, ku ka ndodhur kaos. Flamuri është djegur, ka reaguar edhe policia", shkruan media serbe Mozzart.

Mediet serbe thonë se një tifoz me flamurin kuqezi është parë mes shumë serbëve, me këta të fundit që kanë marrë flamurin dhe e kanë djegur së bashku me atë anglez.

Përpara këtij dueli në Gelsenkirchen ka pasur përleshje mes dy tifozerive që luajnë sot, teksa ka pasur arrestime dhe dy të lënduar.

Video