EURO 2024/ Deputetët “ia varin” punës në Kuvend, qeveria ka fluturuar në Gjermani!

24 June 2024, 15:21Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

EURO 2024/ Deputetët “ia varin” punës në Kuvend,

Seanca parlamentare këtë të martë është thirrur për hallet dhe problemet e elektoratit, ndaj ajo quhet ndryshe seanca “e gjelbër”.

Por kuvendi është gjysëm bosh, ndërsa mungesat janë të shumta si në radhët e opozitës por edhe të mazhorancës.

Në veçanti në seancë bien në sy mungesat e ministrave që kanë fluturuar drejt Gjermanisë për të parë ndeshjen e kombëtares me Spanjën, siç duket më lart.

Aktualisht, në sallë ndodhen vetëm 6 ministra, ligjvënësit kanë katër orë kohë për të sjellë gjetjet në zonat elektorale.

Deputeti demokrat, Flamur Noka, në fjalën e tij, u shpreh se është abuzuar me fondet e BE-së për bujqësinë.

“33 milion euro fonde të BE-s, abuzime me fondet për zhvillimet e bujqësisë. Ju vidhni por skapi shton presionin ndaj opozitës dhe mban në arrest shtëpie liderin e opozitës”, tha ai.

Edhe socialisti Erjona Braçe, ngiri zërin në mbrojtje të fermerëve.


Video