Momente paniku në ndeshjen Skoci-Hungari, Varga del me barelë nga fusha (VIDEO)

24 June 2024, 08:49Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Momente paniku në ndeshjen Skoci-Hungari, Varga del me barelë nga

Futbollisti hungarez Barnabas Varga u nxorr me barelë gjatë ndeshjes mes Skocisë dhe Hungarisë, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të ‘Euro 2024’.

Sulmuesi hungarez qëndroi në tokë për disa minuta, pas kontaktit të rëndë me Angus Gunn.

Portieri skocez goditi Vargën gjatë një dalje ajrore nga një goditje dënimi nga Dominik Szoboszlai (68’). Varga u zëvendësua disa çaste më vonë, i mbuluar nga një çarçaf teksa doli nga fusha.

Menjëherë pas fitores 1-0 të Hungarisë, të cilën lojtarët hungarezë ia kushtuan Vargës, federata e futbollit të vendit konfirmoi se gjendja e futbollistit ishte e qëndrueshme.

Sipas trajnerit Marco Rossi, Varga pësoi atë që dukej të ishte një frakturë e fytyrës. “Ndoshta ai do të operohet në orët në vijim sepse ka pësuar një frakturë këtu (duke treguar mollëzat/gropat e syrit). Nëse kalojmë garën sigurisht që ai nuk do të jetë më pjesë e ekipit”.

Hungaria ende mund të shpresojë të kualifikohet si një nga katër skuadrat më të mira të vendit të tretë në Grup.


Video