"E njoh në fushë, nuk e njoh si person", ja çfarë mendon Gianni De Biasi për Armando Brojën!

27 November 2023, 14:38Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"E njoh në fushë, nuk e njoh si person", ja
Gianni De Biasi/ Armando Broja/ Enriko Gabaj

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ishte këtë të hënë në një intervistë televizive. Ndër të tjera tregoi mendimin e tij për një nga futbollistët më të përfolur të kombëtares siç është Armando Broja.

Gianni De Biasi i cili u pyet nga gazetari, Enriko Gabaj, tha se Brojën e njeh vetëm në fushë nuk e njeh si njeri, por theksoi se në ndërtimin e një skuadre të mirë duhet të bësh bashkë persona të cilët përveçse dinë të luajnë mirë futboll, dinë të vënë para interesave të tyre vetjake, interesat e skuadrës.

“Armando Brojën e njoh në fushë, nuk e njoh si person. Kur ndërtova skuadrën fola me të gjithë lojtarët dhe mbi të gjitha u përpoqa të kuptoja se çfarë idesh kishin ndër mend dhe doja të dëgjoja se si ishin si njerëz. Kur formon një grup duhet të bësh një grup personash të cilët dinë të luajnë futboll, por edhe duhet të mendojnë që të vënë interesat e skuadrës, interesat e vendit përpara interesave personale.

Nëse unë marr lojtarë që nuk luajnë apo rrinë gjatë gjithë kohës në stol dhe rrinë sikur të ishin në një varrim, atëherë ky nuk është ambienti i duhur.

Mua nuk më pëlqen ti lë lojtarët jashtë, por ka një moment për të gjithë. Të gjithë kanë një moment ku mund të japin kontributin e tyre. Kjo është rruga që duhet ndjekur nëse do të krijosh një skuadër të fortë”, tha De Biasi.


Video