VIDEO: Cikalleshi shënon gol 4 minuta pasi hyn në fushë, i jep fitoren ekipit turk

25 November 2023, 16:25Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO: Cikalleshi shënon gol 4 minuta pasi hyn në fushë, i jep
Sokol Cikalleshi

Sokol Cikalleshi protagonist në Turqi. Sulmuesi i kombëtares shqiptare u fut në fushë në minutën e 60’ në ndeshjen Konyaspor-Kasimpasa.

Dhe katër minuta më pas zhbllokoi takimin, duke kaluar në avantazh skuadrën vendase. 33-vjeçari shfrytëzoi një pasim të bukur nga e majta dhe dërgoi topin në rrjetë.

Duke ndezur festën e tifozëve të Konyasporit. Ky është goli i pestë sezonal në Superligën turke për sulmuesin shqiptar.




Video