AL Nassr bind ndaj Al Akhdoud në takimin e javës së 14-të të Saudi Pro League, të cilin e fitoi me rezultatin 3-0, me Cristiano Ronaldon, protagonist të padiskutuar.
Vendasit morën avantazhin në minutën e 13’ me Al Naji, i cili zhbllokoi takimin.
Sfida vazhdoi me rezultatin 1-0 deri në minutën e 77’, kur ylli portugez shënoi golin e dytë për skuadrën e tij.
Ndërsa në minutën e 80, kampioni portugez shënoi një gol fantastik: një parabolë prej të paktën 30 metrash që kandidohet që tani si goli i vitit në Saudi League.
OMG WHAT HAVE YOU DONE CRISTIANO ????
— Al Nassr Zone (@TheNassrZone) November 24, 2023
THE GOAL OF THE SEASON ????????????????
pic.twitter.com/hFUpx6ofEW
Pas javës së 14-të, Al Nassr renditet në vend të dytë me 34 pikë, teksa Al Akhdoud qëndron në vend të 17-të me 10 pikë.
Sa i përket Ronaldos, portugezi kryeson listën e golashënuesve, me 15 gola dhe 7 asist në 14 ndeshje të Saudi Pro League për këtë sezon.