Mbyllet stadiumi “Fadil Vokrri”, do i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë

24 November 2023, 21:11Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mbyllet stadiumi “Fadil Vokrri”, do i nënshtrohet
Stadiumi "Fadil Vokrri"

Stadiumi i Prishtinës, “Fadil Vokrri” do të mbyllë dyert këtë sezon për t’iu nënshtruar rikonstruksionit të plotë, sipas një njoftimi të Federatës së Futbollit në Kosovë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Fusha e stadiumit ka qenë në gjendje të mjeruar, duke bërë që të marrë kritika edhe në dy ndeshjet e fundit të Kampionatit Europian, ajo ndaj Izraelit dhe Zvicrës.

Lojtarët e ekipeve mike u aknuan për baltën në stadium, duke thënë se fusha ishte jashtë çdo parametri.

Kështu, ndeshja e parë e planifikuar të luhej në këtë stadium, ajo mes Ballkanit dhe Viktoria Plezen do të zhvillohet në “Air Albania” në Tiranë. Po ashtu, edhe ndeshjet miqësore të përfaqësueses së Kosovës nuk do të zhvillohen në këtë stadium.


Video