Sulmuesi i Chelsea dhe i kombëtares shqiptare, Armando Broja i është bashkuar gjigantit të veshjeve sportive “Puma” duke nënshkruar një marrëveshje afatgjatë dhe fitimprurëse.
Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i njohur britanik i sportit, David Ornstein për “TheAthletic”.
Ornstein ka bërë të ditur se me këtë marrëveshje, sulmuesi Broja ka lënë partnerin e mëparshëm “Nike” dhe ka siguruar të drejtat ekskluzive për hapjen e dyqaneve “Puma” në Shqipëri dhe Kosovë,
Gjithashtu, Broja thuhet se synon të hapë edhe akademi futbolli në të dyja vendet.
???? Excl: Armando Broja joining Puma from Nike in lucrative long-term deal. 22yo Chelsea striker has also secured exclusive rights to open Puma franchise stores in Albania + Kosovo. Aims to launch football/education academies there too @TheAthleticFC #CFC ⬇️https://t.co/llYm39vU8K
— David Ornstein (@David_Ornstein) November 23, 2023
“Armando Broja i bashkohet Puma nga Nike në një marrëveshje afatgjatë fitimprurëse. Sulmuesi 22-vjeçar i Chelsea ka siguruar gjithashtu të drejtat ekskluzive për hapjen e dyqaneve të ekskluzivitetit Puma në Shqipëri dhe Kosovë. Synon të hapë edhe atje akademi futbolli”, ka shkruar Ornstein.