Ilir Daja, De Biazi dhe ish-trajneri i Tiranës, kandidatë për trajner të Kosovës

26 November 2023, 21:19Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ilir Daja, De Biazi dhe ish-trajneri i Tiranës, kandidatë për
Ilir Daja

Me largimin e sllovenit Primozh Gliha, Kosova është në kërkim të trajnerit të ri dhe ditët e fundit janë lakuar shumë emra. Mes tyre edhe ai i Ilir Dajës, që po drejton plot sukses Ballkanin, duke e çuar atë dy herë radhazi në grupet e Ligës së Konferencës.

Ilir Daja shihet si një trajner i përshtatshëm për të drejtuar ‘Dardanët’. Klubi i Ballkanit ka bërë me dije se është gati ta lirojë trajnerin nga Tirana, nëse bëhet fjalë që ai të drejtojë Kosovën.

Blazhe Slishkoviç është një tjetër kandidat për stolin e Kosovës. Edhe trajneri boshnjak është një emër i njohur për tifozët shqiptarë, sepse vite më parë ka drejtuar Tiranën.

Një tjetër kandidat potencial është ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi. Italiani sapo ka mbyllur aventurën në krye të Azerbajxhanit dhe është i lirë, në kërkim të një skuadre kompetitive, siç ka pohuar edhe vetë. Dhe Kosova është një skuadër më e mirë se Azerbajxhani.

De Biazi, që ka edhe nënshtetësinë shqiptare, e njeh mirë mentalitetin shqiptar, përveçse ka një eksperiencë të konsiderueshme. Mund të jetë vërtet një trajner që do ta ndryshonte situatën te Kosova, ku rezultatet e fundit kanë qenë shumë të dobëta.


Video