Arrihet akordi, ja kush do të jetë TRAJNERI i ri i Bajern Mynihut!

25 Maj 2024, 14:33Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tashmë është e kryer, Vinsent Kompani do të jetë trajneri i ri i Bajernit të Mynihut.

Lajmi është bërë i ditur nga eksperti i merkatos, Fabricio Romano.

Ai raporton se marrëveshja është arritur mes palëve. Belgu do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare të vlefshme deri në vitin 2027.

Arrihet akordi, ja kush do të jetë TRAJNERI i ri i Bajern Mynihut!

Ndërkohë bavarezët do ti japin 12 milionë euro Bërnlejt si kompensim. Pritet që trajneri të prezantohet të hënën.

Video