
PARADOKSI në DHËRMI - IKMT prish ndërtimet me dru, qeveria jep l...
21 Qershor, 22:32Fokus
Federata Angleze, ka nisur një hetim disiplinor, për fantazistin brazilian, Lucas Paqueta. Dyshohet se lojtari, është ndëshkuar qëllimisht me kartonë të verdhë, për të përfituar nga bastet, diçka që është e ndaluar.
Ndaj Paqueta, ka nisur një hetim, për të gjithë sezonin dhe shumë shpejt, Federata Angleze do të dalë me një përgjigje përfundimtare.
Lojtari, në një reagim të bërë ka mohuar të gjitha akuzat ndaj tij.
“Jam jashtëzakonisht i çuditur dhe i mërzitur që Federata Angleze ka vendosur që të hapë çështje disiplinore ndaj meje. Për nëntë muaj unë kam bashkëpunuar në çdo hap me hetimin e tyre dhe u kam vënë në dispozicion të gjitha informacionet. Unë hedh poshtë çdo akuzë dhe do të luftoj për të pastruar emrin tim”, tha Paqueta.