Gjimshiti ngre lart trofeun e Europa League, Atalanta asfalton Leverkusenin dhe shkruan historinë

22 Maj 2024, 23:03Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Festa e Atalantes

Atalanta ka fituar Europa League pasi ka asfaltuar Bayer Leverkusen me rezultatin 3-0.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti ngriti trofeun e kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në Europë për herë të parë në historinë e klubit italian dhe hera e parë që një klub italian fiton kupën e Europa League.

Ademola Lookman ishte heroi i bergamaskëve, me sulmuesin nigerian që shënoi 3 golat e ndeshjes.

Kjo ishte humbja e parë sezonale për Bayer Leverkusen, që fitoi titullin kampion në Gjermani duke mos humbur asnjë ndeshje, ndërkohë që do të luajë edhe finalen e Kupës së Gjermanisë në ditët e ardhshme.

Video