E bujshme, klubet e Premier Ligës do të votojnë nëse do të heqin sistemin VAR

16 May 2024, 17:51Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E bujshme, klubet e Premier Ligës do të votojnë nëse do
Var

Teknologjia në futboll, e prezantuar me shumë bujë nga FIFA, jo vetëm që ka hequr emocionet e golave, por vazhdon të shkaktojë polemika pa fund.

Gafat dhe vonesat në marrjen e vendimeve janë kthyer në një problem akut, aq sa klubet e Premier Ligës mund të vendosin të heqin sistemin VAR.

Propozimi është bërë nga Wolverhampton dhe klubet do ta votojnë kërkesën në asamblenë e përgjithshme vjetore, që do të zhvillohet në qershor.

Pasi hyri në fuqi në vitin 2019, në harkun e pesë sezoneve “video assitence referee” vazhdon të krijojë situata të pakëndshme.

Për të hequr sistemin VAR nga futbolli anglez, duhet të votojnë “pro” dy të tretat e klubeve të Premier Ligës, e thënë ndryshe të paktën 14 nga 20 skuadra.


Video