“Ajo tha po", portieri i Egnatias i propozon për martesë të fejuarës pasi fiton Kupën e Shqipërisë! (VIDEO nga STADIUMI)

15 Maj 2024, 09:13Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pasi fitoi Kupën e Shqipërisë ndaj Kukësit, portieri i Egnatias Alen Sherri mori me vete në fushë dhe të fejuarën Razena. 

Portieri i klubit rrogozhinas u ul në gjunjë në mesin e fushës në “Air Albania” dhe i propozoi për martesë të fejuarës së tij. Sigurisht, përgjigjja e saj ishte “po”.

Egnatia fitoi mbrëmjen e sotme për të dytën herë radhazi Kupën e Shqipërisë duke mposhtur Kukësin me rezultatin 1-0. 


Rrogozhinasit ngritën Kupën nën atmosferën e fishekzjarreve në stadium dhe të tifozëve të cilët elektrizuan ndeshjen.

Video