Dy ditë para ndeshjes, mbërrijnë në Tiranë tifozët e parë anglezë

14 Nëntor 2025, 20:16Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shqipëria do të presë Anglinë ditën e dielë, në ndeshjen e fundit të kualifikueseve që do të luhet në stadiumin “Air Albania”.

Tifozë të shumtë priten edhe nga Anglia, e cila deri tani nuk njeh asnjë humbje dhe asnjë gol të pësuar në Grupin K. Edhe pse dy ditë më herët, tifozët e parë kanë mbërritur tashmë në Rinas, ndërsa kanë publikuar një foto që tregon se mbështesin Kristal Palas në Premier Ligë.

Grupimi “Tifozat Kuq e Zi” do mungojë sërish, për shkak se nuk ka ndarje biletash për ta. Kështu ekziston mundësia që në stadium gjatë ndeshjes të dëgjohen këngë vetëm nga sektori mik.

Do të ishte e pazakontë për një ndeshje të kuqezinjve në Tiranë, që koret e tifozëve miq të pushtojnë stadiumin. Të dyja përfaqësueset ndërkohë i kanë arritur objektivat në Grupin K. Anglia si vend i parë dhe Shqipëria e pozicionuar e dyta dhe në fazën "Play-Off".


Video