Diferencë prej 24 vitesh, Ballack lidhet me mikeshën e djalit të tij që i vdiq një vit më parë (FOTO)

17 June 2022, 21:24Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Diferencë prej 24 vitesh, Ballack lidhet me mikeshën e djalit të
Sophia Schneiderhan, Michael Ballack dhe djali i tij i ndjerë

Legjenda e futbollit gjerman, Michael Ballack, 45 vjeç është në një romancë me mikeshën e djalit të tij të ndjerë, modelen 21-vjeçare, Sophia Schneiderhan.

Ata janë parë bashkë duke shijuar një vizitë në Art Basel, një panair për artin modern dhe bashkëkohor. Mediat gjermane raportojnë se ata janë shfaqur të dashuruar dhe u panë duke u puthur në publik. Ballack dhe Schneiderhan u afruan me njëri-tjetrin pas aksidentit fatal të djalit të Ballack, Emilios.

Nuk është hera e parë që çifti janë parë sëbashku pasi janë shfaqur bashkë edhe në një lagje të modës të Berlinit. Lidhja e tyre vjen më pak se një vit pasi djali i Ballack, Emilio, u vra në një aksident me biçikletë në afërsi të shtëpisë së pushimeve portugeze të Ballack.

Emilio ishte djali i dytë, nga tre djemtë e Ballack. Ai lindi nga martesa e Michael Ballack me Simone Lambe, me të cilën Ballack do të martohej në 2008 por do të divorcohej në 2012.

Miqtë e çiftit Ballack- Schneiderhan i thanë Bild se besonin se marrëdhënia ishte e mirë për Ballack dhe se çifti nuk ndihet i shqetësuar nga diferenca në moshë prej 24 vjetësh.

Sophia punon për Louisa Models dhe ka mbi 54 mijë ndjekës në Instagram, ku profili i saj është privat.



Video