E ndërsa yjet e futbollit botëror po nxitojnë të kalojnë disa ditë pushime në resortet dhe destinacionet më luksoze të planetit, Sadio Mane është njeriu që nuk rresht kurrë së surprizuari duke bërë pikërisht të kundërtën.
Sulmuesi i Liverpool-it, pasi mbylli eleminatoret me Senegalin, u kthye në fshatin e tij të lindjes, Bambaly, ku luajti edhe një ndeshje futbolli në fushën me baltë me shokët e fëmijërisë.
29-vjeçari që pritet të transferohet te Bayern Munich, publikoi edhe disa iniciativa të tjera për të modernizuar jetën në fshat. Ai njoftoi ndërtimin e një antene energjitike me akses në rrjetin 4G dhe disa shërbime spitalore në shërbim të grave senegaleze.
Gjeste të thjeshta nga një njeri i madh që mendon për njerëzit e tij më shumë se çdo politikan apo organizatë joqeveritare. Mane, njeriu i popullit të thjeshtë. Unik në llojin e tij.