City mposht Realin, Arsenal me ecuri perfekte, PSG ndalet në Spanjë. Feston Juventusi

10 Dhjetor 2025, 23:19Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
City mposht Realin

Raundi i gjashtë në Champions League, prodhoi gola të shumtë në shtatë takimet e fundit.

Manchester City mori një fitore 1-2 me përmbysje ndaj Real Madridit, me të tre golat e ndeshjes të shënuar në pjesën e parë.

Juventusi arriti suksesin 2-0 ndaj Pafosit, duke siguruar tre pikët falë dy golave të realizuar pas pushimit.

PSG u ndal në një barazim 0-0 në transfertë kundër Athletic Bilbaos, duke mos gjetur rrugën e rrjetës.

Arsenali vijoi formën e shkëlqyer, duke fituar 0-3 në fushën e Club Brugge, për të marrë suksesin e gjashtë në po kaq ndeshje.

Bayer Leverkusen dhe Newcastle ndanë nga një pikë pas barazimit 2-2. Dortmund u ndal 2-2 nga Bodo/Glimt në një sfidë me ritëm të lartë.

Benfica siguroi një fitore 2-0 ndaj Napolit në Lisbonë.


Video