Bernardo Silva largohet pas 9 vitesh nga City

6 Prill 2026, 21:48Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Portugezi ka fituar 16 trofe, e kërkon Juventusi

Mesfushori portugez Bernardo Silva do t’i japë lamtumirën në fundin e sezonit skuadrës së Mançester Sitit. Lajmin e konfirmoi ndihmësi i Guardiolës, Pep Lijnders, pas ndeshjes së fituar në FA Cup kundër Liverpulit.

“Bernardo është një futbollist unik që nuk mund të zëvendësohet. Çdo histori e bukur ka një fund. Shpresoj që t’i shijojë këto muaj të fundit për të pasur lamtumirën që i takon me skuadrën e Sitit”, shprehet Pep Lijnders, zv/trajner i Mançester Sitit.

31-vjeçari ka qëndruar për 9 sezone në skuadrën e Citizens, duke fituar trofe të rëndësishëm, mes tyre 6 tituj kampion në Premier Ligë dhe një Champions League.

Portugezi u transferua në Angli në verën e vitit 2017 nga Monako për shifrën e 50 milionë eurove dhe u shndërrua në një lider për Guardiolën, i cili e ka konsideruar gjithmonë si një nga më të rëndësishmit. Ai ka luajtur 450 ndeshje, ku ka shënuar 76 gola dhe ka dhënë 77 asiste. Në total ka fituar 18 trofe. Në këtë sezon, edhe pse ka humbur terren në formacion, është aktivizuar në 43 ndeshje, duke shënuar 3 gola dhe duke dhënë 5 asiste.

Për Silvën ka shfaqur interes skuadra e Juventusit, që kërkon ta transferojë si lojtar të lirë në qershor.


Video