Barcelona përmbys Realin, hipotekon titullin në “El Clasico”

19 March 2023, 23:10Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Barcelona përmbys Realin, hipotekon titullin në “El
Kessie duke shenuar

Ndeshje spektakolare, e tillë është përherë Barcelona-Real Madrid dhe kështu ndodhi edhe këtë herë. Kampionët e nisën me një autogol të Araujo në pjesën e parë, por katalanasit nuk u dorëzuan, e rritën nivelin e lojës dhe në fund triumfuan 2-1.

Sfidë që dhuroi gjithçka, por tregoi edhe superioritetin e Barcelonës, sidomos në pjesën e dytë kur pas golit të Sergi Robertos, Barcelona u bë me krahë. Diferenca mes dy skuadrave shkon në 12 pikë që Reali duhet t’i rikuperojë në 12 ndeshje.

Kessie e ktheu ndeshjen përfundimisht në minutën e dytë shtesë, ndërsa sfida u mbyll me tension dhe përplasje mes lojtarëve, por kjo sfidë lë pas zhgënjim për Realin e Madridit. Pas suksesit të dyfishtë sezonin e kaluar, Carlo Ancelotti rrezikon ta mbyllë aktualin pa asnjë trofe.


Video