
Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho u shpreh pas ndeshjes me Letoninë që u mbyll në barazim 1-1 se skuadra gaboi goxha në pjesën e parë.
Edhe pse pati një përmirësim në të dytën, sipas tij, futbolli luhet për 90 minuta dhe duhet të ketë një qëndrim më ndryshe nga futbollistët.
“Futbolli nuk të fal. Në pjesën e parë, në 15-20 minutat e kemi gabuar goxha sidomos në qarkullimin e topit nga ekipi kundërshtar. Kemi pasur disa goditje këndi. Përmirësuam goxha në pjesën e dytë, por që nuk mjafton në këtë rast. Duhet që ne të futemi në fushë me një sjellje, me një qëndrim më ndryshe sepse futbolli luhet për 90 minuta”, tha Sylvinho.
Trajneri komentoi edhe zëvendësimet që bëri.
“Laçi ishte shumë i lodhur dhe ishte zëvendësimi i parë më i shpejtë sepse kishte harxhuar më shumë energji. Hoxha ishte pak i bllokuar, duke u zëvendësuar me Muçin për t’i dhënë epërsi ekipit duke qenë se luan mes linjave. Dhe më pas ndërrimet e tjera si Bajrami etj. Futbolli është i tillë që mund të luash me tre sulmues dhe nuk fiton, mund të luash edhe me një sulmues dhe fiton”.
“Objektivi ishte të fitonim, nëse sheh 90 minutat mendoj se kishim mundësi, merituam diçka më shumë edhe ndaj Serbisë, por në fund kur mbaron gjyqtari. Është një pikë, në letër padyshim duhej fituar, por futbolli pastaj nuk është në letër. Në letër, unë jam brazilian, në letër po nuk bëre shumë në fushë, Brazili, Gjermania e Italia nuk fiton, nuk është e thjeshtë. Ne jemi në rritje, por nuk të fal. Kemi bërë një pjesë të dytë të mirë, po, po kemi çuar dëm 45 minuta.
Nuk është çështje taktike, është sjellja, e përsërit, 15-20 minuta të gabuara. Edhe shënuam. Mirë, për cilësinë që kemi në fushë, pësuam një gol qesharak në 2-3 minutat e fundit të pjesës së parë. Aty u komplikua ndeshja, mos harroni penalltinë, aty u komplikua gjithçka. Rreth minutës së 75-të, skuadra ishte pranë fitores. Me Dakun e Uzunin, skuadra po bënte futboll të mirë, pastaj i futa. Të shohim por është fundi i ndeshjes, ajo që provuam, është e thjeshtë, shumë të gabuar ata 45 minutat e parë.
Është një hap mbrapa, 45 minutat e parë, padyshim kur kemi një objektiv dhe jemi mendërisht të fortë dhe kuptojmë se luajmë për një objektiv. Nuk mund të gabosh një minutë, po nuk ia dole, kështu është jeta. Ne jemi në rritje, e përsërit, duhet të përmirësohemi. Nuk mund të shpërdorosh, unë kërkoj shumë nga vetja, stafi e lojtarët. E them të vërtetën, këtë i thashë në pushim, nuk mund të shpërdrosh, jeta nuk të fal, gabuam. Ndoshta mund të përfundonte 2-1 pjesa e parë për ta, mund të ndodhte, qasja ishte e gabuar, sigurisht”, tha Sylvinho pas ndeshjes.