Arrestohet kreu i Federatës së Futbollit Kosovë

17 March 2022, 08:15Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestohet kreu i Federatës së Futbollit Kosovë
Agim Ademi

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia. Mediat në Kosovë raportojnë se shkak i arrestimit të tij është dhuna ndaj zyrtarit të FFK-së, Artan Govori.

Vetë Agim Ademi e mohoi sulmin fizik, duke thënë se ishte vetëm një debat dhe në të njëjtën linjë ishte edhe qëndrimi i FFK-së e cila theksoi se "pati vetëm debat mes Ademit dhe Govorit" duke e mohuar një sulm fizik.

Por vetë Atan Govori pretendon se nuk ishte vetëm një debat, por një sulm që është dashur të denoncohet në polici.

“Nuk ka qenë sulm i madh. Rrahje nuk ka pasur. Nuk jam tip arrogant që mundem me u rrah me dikë. Me tregu drejtën nuk kanë qenë sulm i madh. Ka qenë një sulm i vogël, por prapë është sulm që është dashur me e denoncuar në polici. Ishte sulm fizik. Dorën ne qafë, syrin pak ma ka gërric. Ka dashtë me ma kapë faqen në atë mënyrën shumë të egër”, deklaroi ai.

 


Video