Arijon Ibrahimoviç debuton me Bayernin, njihuni me talentin me origjinë shqiptare

12 February 2023, 10:24Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arijon Ibrahimoviç debuton me Bayernin, njihuni me talentin me
Arijon Ibrahimoviç

Arijon Ibrahimoviç nuk ka asnjë lidhje me gjigantin suedez të Milanit, përveç talentit që kanë të dy në futboll. Bëhet fjalë për talentin 17-vjeçar të Bayernit të Mynihut, që debutoi pasditen e sotme në Bundesligë.

Nuk ka rëndësi nëse talenti rritet në shtëpi, apo evidentohet nga skautët, por vlen të theksohet se është gjithmonë i pranishëm te Bayerni i Mynihut. Ndodh kështu gjithmonë dhe kjo edhe për fakti nëse bavarezët u japin mundësinë të tregojnë veten në fushë.

Nga Jamal Musiala te Paul Wanner, pa harruar Mathyjs Tel, janë disa nga të rinjtë e talentuar që po tregojnë veten në organikën e Bayernit. Më i fundit që u shtohet, është padyshim Arijon Ibrahimovic. Ky i fundit ka tërhequr vëmendjen jo vetëm me mbiemrin, por edhe me atë që ka bërë në ekipet e moshave.

Mbiemri shkakton kuriozitet, por Arijon nuk ka asnjë lidhje me Zlatan Ibrahimovic. I njohur edhe si Arijon Ibrahimi, 17-vjeçari është djali i dy prindërve nga Prizreni dhe ka lindur në Nuremberg. Pikërisht këtu ka nisur edhe futbollin me ekipet e moshave.

Më pas kaloi te moshat e Greuther Furth, ndërsa në 2018-ën, kur ishte vetëm 12-vjeç, iu bashkua Bayernit të Mynihut. Arijoni ka luajtur gjithmonë me më të mëdhenjtë, aq sa në moshën 15-vjeçare debutoi në ekipin U19 të Bayernit. Dhe çfarë debutimi, duke dominuar në kampionat, me 7 gola dhe 14 asiste, ndaj lojtarëve tre vite më të mëdhenj.

Emri i tij ka qenë gjithmonë në listën e drejtuesve, por edhe në vëmendjen e tifozëve. Megjithatë për herë të parë iu bashkua skuadrës së Nagelsmann në përgatitjet dimërore. Më pas, për shkak të disa të prekurve me Covid-19, trajneri bavarez e mori në pankinë në ndeshjen ndaj Borussia Monchengladbach, bashkë me Paul Wanner.

E nëse ky i fundit debutoi, Ibrahimovic do të duhej të priste ende. Iu desh të qëndronte në pankinë edhe tre herë të tjera, për të ardhur te pasditja e sotme. Me fitoren në xhep, pasi kryesonte 3-0 ndaj Bochum, Nagelsmann vendosi të largojë Sane dhe t’i besojë djaloshit me origjinë nga Prizreni.


Video