Real Madrid fiton Botërorin e Klubeve

11 February 2023, 22:02Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Real Madrid fiton Botërorin e Klubeve
Benzema duke festuar pas golit

Real Madrid ka fituar Botërorin e Klubeve me një triumf bindës në finale, ndaj Al Hilal, ekip i Arabisë Saudite.

Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti mposhti 5-3 kundërshtarin që kishte mundur në gjysmëfinale Flamengon, për të ngritur në qiell trofeun e pestë në këtë kompeticion.

Vinicius Jr. (2), Federico Valverde (2) dhe Karim Benzema ishin autorët e golave për madrilenët, ndërsa për sauditët shënuan Marega dhe Vietto (2).

Ky është trofeu i parë për këtë vit i Real Madrid, pasi në Superkupën e Spanjës u mundën nga Barcelona në finale.

 


Video