503 gola/ Ronaldo thyen një tjetër rekord, shënon katër gola në një ndeshje dhe asfalton i vetëm kundërshtarët (VIDEO)

9 February 2023, 20:39Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
503 gola/ Ronaldo thyen një tjetër rekord, shënon katër gola
Cristiano Ronald

Cristiano Ronaldo ka treguar një super formë në Arabinë Saudite. Sulmuesi portugez i Al Nassr shënon “poker” golash në transfertën e Al Wehda ku ekipi kryeqytetas dominoi falë formës spektakolare të luzitanit.

Cristiano Ronaldo ngjitet menjëherë në kuotën e 5 golave pasi ai e gjeti rrugën e rrjetës edhe një javë më parë me rrjetën që zhbllokoi këmbët e 5 herë Topit të Artë, paraqitjet e të cilit kishin nisur të hidhnin hijet e para të dyshimit rreth formës që ai po kalonte.

Me këtë fitore, Al Nassr ngjitet në kuotën e 40 pikëve me 3 diferencë nga ndjekësit e Al-Shabab pas 17 javëve kampionat në Arabinë Saudite.

Ndërsa Cristiano Ronaldo ka thyer një tjetër rekord: 503 gola të shënuar në kampionate.

311 - Real Madrid

103 - Manchester United

81 - Juventus

3 - Sporting

5 - Al Nassr

 

 

 

 


Video