Armando Broja, mes 5 tribluesve më të mirë të 2022-shit

9 February 2023, 11:46Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Armando Broja, mes 5 tribluesve më të mirë të 2022-shit

Armando Broja ka lënë pas dëmtimin e rëndë dhe ka nisur nga puna për t’u rikthyer më i fortë.

Sulmuesi po përgatitet në palestër fillimisht dhe besohet se deri në maj, lojtari mund të jetë gati për Chelsean.

Por nëse në Shqipëri kanë ende dyshime për aftësitë e këtij futbollisti me topin zotërim, aq sa disa herë e quajnë me vetëbesim të tepruar, ndryshe mendojnë të huajt.

“Sportskeeda” ka shpallur listën e lojtarëve që kanë kryer driblimet më të suksesshme në Premier League deri në muajin dhjetor të 2022. Armando Broja gjendet në vendin e tretë në këtë listë dhe kjo do të thotë shumë për të.


Video