Shpërthim me tritol në një dyqan lulesh në Tufinë, reagon Policia!

1 November 2026, 10:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shpërthim me tritol në një dyqan lulesh në Tufinë,
Policia

Një shpërthim është regjistruar në orët e para të mëngjesit të 1 nëntorit në zonën e Tufinës, në kryeqytet, ku një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse është hedhur në tarracën e një dyqani lulesh.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:45, në biznesin në pronësi të një 65-vjeçari me inicialet A. K.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia bën me dije se, pas veprimeve të para hetimore, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar. Megjithatë, për shkak të vijimit të hetimeve, identiteti i tij nuk bëhet publik.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.11.2026, rreth orës 02:45, në Tufinë, në tarracën e një dyqani lulesh, në pronësi të shtetasit A. K., rreth 65 vjeç, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse.

Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Nga veprimet hetimore të kryera është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar. Për shkak të vijimit të hetimeve, nuk bëhen me dije gjeneralitetet e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave të saj.


Video