Detaje nga dosja e SPAK: Si u gjet arka e mbushur përplot me para në vilën e (Belinda Ballukut) në Dhërmi!

1 November 2026, 10:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Detaje nga dosja e SPAK: Si u gjet arka e mbushur përplot me para në
Belinda Balluku

Detaje të reja nga fotografia ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe është pjesë e dosjes hetimore të SPAK për vilën që dyshohet se i përket ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku në Dhërmi.

Fotoja është dërguar më 17 korrik 2021 dhe është gjetur në telefonin e Lavdrim Smones, bashkëshortit të gruas që kryente pastrimet në banesën e Ballukut në Tiranë. 

Bashkëshorti i pastrueses, së bashku me gruan dhe vajzën e tij, udhëtonin herë pas here drejt Dhërmiut për të kryer pastrimet në vilë, ndërsa transporti i tyre organizohej shpesh nga shoferi personal i Ballukut.

VoxNews ka mësaus se, SPAK pretendon se edhe arredimi dhe investimet në pronë ishin bërë sipas preferencave të ish-zëvendëskryeministres, ndërsa të dhënat e telefonisë celulare tregojnë përdorimin e saj të vazhdueshëm që prej vitit 2019.

Detaje nga dosja e SPAK: Si u gjet arka e mbushur përplot me para në

Vila, me sipërfaqe 103 metra katrorë dhe truall prej të paktën 300 metrash katrorë është sekuestruar me vendim gjykate.

Në dosjen e Belinda Balluku janë plot 31 të pandehurit që do të përgjigjen para drejtësisë.

Mes të pandehurve janë edhe 5 ndërtues e 2 firma private. SPAK ka marrë të pandehur ndërtuesit Arbër Abazi, Pandeli Carapuli, Paqsor Buzi, Artan Sako dhe Ram Geci.

Janë mbi 10 të pandehur për tenderin më të majmë, atë të ndërtimit të Tunelit të Llogarasë, ku përveç shkeljes së barazisë në tendera janë edhe akuza për shpërdorim detyre, mes të cilëve edhe ish Sekretarja e Përgjithshme e MIE, Viola Haxhiademi.


Video