Shi në pjesën më të madhe të territorit, bien temperaturat

3 November 2026, 07:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shi në pjesën më të madhe të territorit, bien

Vendi ynë pritet të përfshihet gjatë ditës së sotme nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira mesatare deri të dendura dhe intervale kthjellimesh, kryesisht pas orëve të pasdites.

Sipas parashikimit meteorologjik, reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme dhe me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në jug pritet të paraqiten me intensitet deri mesatar.

Në disa momente nuk do të mungojnë as shtrëngatat afatshkurtra, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë nga drejtimi verilindje-juglindje, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe kryesisht në lugina, shpejtësia e erës pritet të arrijë deri në 15 m/s.

Ndërkohë, në det parashikohet valëzim i forcës 2-3 ballë.



Video