16-vjeçari nga Lezha ndërron jetë te "Trauma", një javë pas aksidentit me motor

2 November 2026, 18:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

16-vjeçari nga Lezha ndërron jetë te "Trauma",

Një lajm i trishtë ka mbërritur pasditen e kësaj të hëne pasi mësohet se Arjoni, 16- vjeçari nga Lezha ka humbur jetën pas një jave në luftë me vdekjen në spitalin e Traumës. I mituri u aksidentua para një jave në aksin rrugor dytësor Balldre-Rraboshtë, teksa po kthehej me motoçikletë nga shkolla në shtëpi.

Për shkak të plagëve të rënda që ai pësoi, mjekët e Lezhës vendosën që ta transportonin drejt Tiranës për të marrë një mjekim më të specializuar. Fatkeqësisht pasditen e sotme gjimnazi “Hydajet Lezha” njoftoi se Arjoni ndërroi jetë.

"Me dhimbje të thellë dhe pikëllim të madh, gjimnazi “Hydajet Lezha” shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen e parakohshme nga jeta të Arjonit, vetëm 16 vjeç, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident.

Është e vështirë të gjenden fjalët përballë një dhimbjeje kaq të madhe, kur një jetë kaq e re ndërpritet në mënyrë të papritur.

Në këto çaste të rënda, jemi pranë familjes, të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e deshën Arjonin.

Drejtoria, mësuesit dhe nxënësit e gjimnazit “Hydajet Lezha” përcjellin ngushëllimet më të ndjera dhe bashkohen në dhimbjen e kësaj humbjeje të parakohshme.

U prehsh në paqe, Arjon!

Ngushëllime familjes!", shkruan gjimnazi "Hydajet Lezha". 


Video