Rama ‘shtron’ përsëri tryezën e gurit për studentët, vetëm ‘dialog’!

26 October 2026, 08:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama ‘shtron’ përsëri tryezën e gurit për
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe sot thirrjen për dialog, drejtuar protestuesve.

Para godinës së Kryeministrisë, sot qëndron sërish tryeza prej guri me fletët që shkruajnë dialog sipër saj, por nga ana tjetër, mungojnë karriget. 

Ky ndryshim vjen pasi gjatë tubimeve të ditëve të fundit, protestuesit u kanë vënë flakën karrigeve të dialogut dhe kanë rrokullisur gurët e vendosur nga kryeministri, duke shprehur në këtë mënyrë refuzimin e tyre për t’u ulur në bisedime. 

Pavarësisht ftesave të përsëritura të Ramës, studentët kanë vijuar të këmbëngulin në kërkesën për largimin e tij nga posti i kryeministrit. 


Video