Qëndroi vetëm 3 orë në detyrë/ Everest Kazheli jep dorëheqjen si drejtor i Kadastrës në Elbasan, ja kush emërohet

9 October 2026, 17:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Qëndroi vetëm 3 orë në detyrë/ Everest Kazheli jep

Everest Kazheli, i emëruar në krye të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në Elbasan, ka dhënë dorëheqjen vetëm tri orë pas emërimit.

Në vend të tij është emëruar Gentian Mahmutaj, i cili më herët mbante detyrën e përgjegjësit të sektorit tekniko-ligjor në Drejtorinë e Përgjithshme të ASHK-së.

Ndryshimi në drejtimin e institucionit vjen pak orë pas emërimit të Kazhelit.

Deri në emërimin në krye të Kadastrës së Elbasanit, Kazheli drejtonte atë të Fierit. Kjo e fundit është përfshirë në skandale për tjetërsim pronash.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura arsyet e dorëheqjes së tij.


Video