
Vëllai i Igli Tares, Agron Tare, është përballur live në Neës 24, me gazetarin Almer Toska, i cili deklaroi pak ditë më parë se e kishte kërcënuar me jetë.
Gazetari e akuzoi se ai është një përdorues kokaine dhe e “sfidoi” që të bëjnë live testin e drogës.
“Unë merrem me një person që përdor kokainë. Kam përballë një person që përdor kokainë. Hajde të bëjmë testin përballë në TV përdor zotëria kokainë apo jo. Ky shtet ka vendosur një narkoman si drejtori i portit të Durrësit sepse është vëllai i Igli Tares”, tha Toska.
Tare replikoi duke i thënë se do ta bëjnë testin e drogës “aty ku ai merr serumet prej vitesh”.
Almer Toska: E ftoj zotërinë eja të bëjmë testin e drogës, kush përdor kokainë. Ti apo unë dhe se si shteti ka lejuar një përdorues kokaine si puna jote.
Agron Tare: E di ku do ta bëjmë, te American 3, aty ku bën serumet ti. Më shih në sy.
Almer Toska: Do ta bëjmë ku të duash ti.
Agron Tare: Aty ku merr serume ti. Që ke 15 vjet që merr serume.