E plotë/ Prokurorët zgjodhën 3 anëtarët e rinj të KLP-së! (Emrat)

9 October 2026, 14:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E plotë/ Prokurorët zgjodhën 3 anëtarët e rinj të
Antoneta Sevdari dhe Afërdita Ndoi

Eloida Goxhaj, Antoneta Sevdari dhe Afërdita Ndoi janë zgjedhur anëtare të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është një nga institucionet kryesore të qeverisjes së sistemit të prokurorisë në Shqipëri, me kompetenca që lidhen me statusin dhe karrierën e prokurorëve.

Sipas KLP-së, zgjedhja e tre anëtarëve të rinj synon të garantojë vijimësinë e funksionimit të Këshillit dhe përfaqësimin e prokurorëve në organin kushtetues.

Tre anëtarët e rinj do të zëvendësojnë Sokol Stojanin, përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme, Ledina Rizën, përfaqësuese e prokurorive të apelit, dhe Zeqir Hodën, përfaqësues i prokurorive të shkallës së parë, të cilëve u ka përfunduar mandati.


Video