Zhdukja e Ervis Martinajt/ Berisha: Ja kush është “mbreti” i ri i basteve në Shqipëri

2 September 2022, 13:42Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zhdukja e Ervis Martinajt/  Berisha: Ja kush është
Sali Berisha dhe Ervis Martinaj

Kryetari i PD, Sali Berisha tha sot se rikthimi i basteve erdhi pas zhdukjes së Ervis Martinajt. Ai tha se tashmë “mbreti” i basteve është Olsi Rama, vëllai i kryeministrit.

“Dy persona kanë qenë të njohura në industrinë e basteve, Ervis Martini. Ai, askush nuk merr vesh të vërtetën, por e vërteta është se fill pas zhdukjes, eliminimit apo largimit të tij, bastet u rikthyen për t’i marrë Olsi Rama.

Ai ka qenë njeriu në hije i basteve. Këto nuk janë pa lidhje me njëra-tjetrën. Prandaj lëvizjet e fundit të tij janë grusht shteti i pjesshëm. Ato janë institucione shumë të rëndësishme, policia, SHISH apo pastrimi i parave.

Sot mbreti i basteve bëhet Olsi Rama legalisht. Unë nuk jam për industrinë e mëkateve dhe bixhozit, jam penduar që janë lejuar gjatë qeverisjes sime dhe nuk do lejohen, sepse janë burim fatkeqësish. Tani ky i legalizon, ky që nuk tha gjë për to. Masivisht thuhet se vëllai i tij është mbrapa” tha ai.


Video