
Nisi proçesi i votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore, në 6 bashki të vendit. 654,538 shtetas shqiptarë me të drejtë vote do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.
Sipas rregullave të përcaktuara nga KQZ, qendrat e votimit hapen në orën 7:00 dhe mbyllen në orën 19:00. KQZ ka bërë me dije se janë 10,134 zgjedhës që votojnë për herë të pare.
Askush nuk mund të votojë pas orës së mbylljes së qendrave të votimit, me përjashtim të zgjedhësve që presin për të votuar në kohën e mbylljes, sipas procedurave të parashikuara.
654,538 shtetas shqiptarë votojnë në 940 Qendra Votimi
Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 654,538 shtetas shqiptarë, mes të cilëve 10,134 zgjedhës votojnë për herë të parë. 135 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit.
Në zgjedhjet e pjesshme vendore do të ketë 13 KZAZ dhe 940 Qendra Votimi.