AUDIO/ Rama i telefonin Zelensky-t, Presidenti ukrainas: Vlerësojmë ndihmën e Shqipërisë!

5 March 2022, 11:49Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
AUDIO/ Rama i telefonin Zelensky-t, Presidenti ukrainas: Vlerësojmë
Volodymyr Zelensky dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Ukrainës Volodimir Zelensky, ku i ka ofruar mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën. 

Zelensky shkruan në Twitter se folën me Ramën për pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Ai thotë se vlerëson ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këtë kohë të vështirë duke shtuar se po bëhet gjithçka për t’i dhënë fund luftës.

“Pata një bisedë telefonike me Kryeministrin @ediramaal. Foli për luftën kundër pushtuesve rusë. U diskutua për punën e përbashkët në kuadër të OKB. Ne vlerësojmë ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këtë kohë të vështirë. Ne po bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund luftës. #StopRusia”, shkruan Zelensky në Twitter.

Edhe kryeministri Rama ka publikuar në facebook, bisedëm me presidentin e Ukrainës


Video