
Lulzim Basha ftoi shkodranët që të mbështesin kandidaturën e Xhemal Bushatit si përfaqësuesi i denjë i Partisë Demokratike.
”Të gjithë masivisht drejt kutive të votimit ditën e diel për një Parti Demokratike”, tha ai në takimin përmbyllës të fushatës në Shkodër.
“Shkodra e kulturës, Shkodra e shqiptarisë. E në këto zgjedhje këtë të diel, kujdestarit të fanarit i keni vënë fytyrën tuaj, fytyrën e qytetarit, fytyrën e familjarit, fytyrën e administratorit, fytyrën e guximtarit, fytyrën e Xhemal Bushatit, birit të Shkodrës, prindit shkodran, sipërmarrësit shkodran demokratit shkodran, demokratit shkodran i cili dhe ne këtë rrethim qe ndodhemi dhe s’kemi pse ta mohojmë, është bërë zëri juaj, forca juaj, shpresa juaj për të mos e lejuar Shkodrën të bjerë në errësirë por për të qëndruar të gjithë së bashku për gjithçka që Shkodra përfaqëson në historinë tonë, për gjithçka që Shkodra është sot për atë që Shkodra do të jetë nesër”, vijoi Basha.