Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina ka reaguar pas deklaratave të Sali Berishës ditën e sotme nga qyteti i Lezhës.
Karabina i ka quajur takimet e Berishës në qytetet shqiptare si "tur kundër drejtësisë", ndërsa i ka drejtuar disa pyetje lidhur me Erzen Breçanin.
Zëdhënësja e PD-së, thotë se Berisha duhet t'i përgjigjet pyetjes se pse e ka mohuar Breçanin dhe nëse e ka urdhëruar këtë të fundit të sulmojë selinë e Partisë Demokatike në përplasjen e ashpër të 8 Janarit.
Deklarata e plotë:
Berisha ka frikë!
Në turin e tij kundër drejtësisë Sali Berisha ka vijuar edhe sot me shpifjet dhe mashtrimet.
Arsyeja pse Sali Berisha vazhdon me akuzat ordinere është frika e tij.
Sot ai e di që nuk e shpëton dot as Edi Rama, pasi është i izoluar nga ndërkombëtarët dhe i kërkuar nga drejtësia.
Por, Sali Berisha bën mirë t’u tregojë demokratëve që i ka shndërruar
në mburojë të halleve të tij:
- Pse e mohoi Erzen Breçanin?
- A e ka urdhëruar Erzen Breçanin të pergatisë logjistikën për të sulmuar PD- në më 8 janar?
- Pse i fshihet drejtësisë?
- A i ka kërcënuar prokurët e SPAK-ut dhe Gjygjëtarët?
Me shpifje e mashtrine Sali Berisha vetëm zgjat ankthin e tij por hallin nuk e zgjidh dot!