Xhelal Sveçla në Tiranë, ministri Balla: Me Kosovën bashkëpunim i shkëlqyer!

28 October 2023, 12:45Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Xhelal Sveçla në Tiranë, ministri Balla: Me Kosovën
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla/ Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka pritur në një takim ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Ka qenë vetë ministri Balla i cili ka bërë të ditur lajmin përmes një reagimi në rrjetet sociale.

Ai bën me dije se përmes 26 marrëveshjeve në fushën e mbulimit të dy ministrive, kemi sot një bashkëpunim të shkëlqyer në luftën kundër krimit, migracionit të paligjshëm dhe kontrollit kufitar.

“Mikprita sot në Tiranë Ministrin e Brendshëm të Republikës së Kosovës Xhelal Sveçla. Përmes 26 marrëveshjeve në fushën e mbulimit të dy ministrive, kemi sot një bashkëpunim të shkëlqyer në luftën kundër krimit, migracionit të paligjshëm, kontrollit kufitar etj“, shkruan Balla.



Video