Votim me dy duar, deputeti i PS kapet "mat" duke shtypur butonin “pro” edhe për kolegen

2 February 2023, 12:59Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Votim me dy duar, deputeti i PS kapet "mat" duke shtypur butonin
Baftjar Zeqaj

Me kaos, tensione dhe debate të ashpra është shoqëruar seanca e sotme plenare në Kuvend, ku opozita kishte kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama. Por, ky i fundit nuk u shfaq në seancë dhe ia kishte deleguar ministres Elisa Spiropali dhe kjo gjë nuk është pranuar nga opozita.

Pas bllokimit të foltores nga opozita, mazhoranca ka kaluar direkt në votim të pikave të rendit të ditës. Por, një prej deputetëve socialist ka votuar edhe për kolegen e tij.

Siç shihet dhe nga fotoja e mësipërme, deputeti Baftjar Zeqaj, në momentin kur është hapur votimi, ka votuar elektronikisht edhe për emrin e tij, edhe për atë të koleges Tatiana Piro.

Në momentin e votimin Piro nuk ka qenë në sallë, ndërsa është kthyer disa minuta më vonë.


Video