Von der Leyen publikon FOTO nga Samiti në Tiranë: Moment historik për Ballkanin Perëndimor, shiu nuk e zbehu moralin tonë

16 Maj 2025, 23:43Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ursula von der Leyen dhe Edi Rama

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, shprehet se mbajtja e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë është një ngjarje historike për Ballkanin Perëndimor.

Në një postim në "X", von der Leyen theksoi se shiu nuk e zbehu aspak moralin e pjesëmarrësve.

Presidentja e Komisionit Europian u shpreh se ky ishte takimi i parë i këtij lloji që mbahet në Ballkanin Perëndimor dhe e cilësoi si një dëshmi të angazhimit të BE-së për të vazhduar përpjekjet për integrimin e vendeve të rajonit.

“Familja jonë evropiane e vlerave është më e madhe se kufijtë e Bashkimit Europian. Ne ndajmë një kontinent dhe një të ardhme të përbashkët,” shtoi von der Leyen.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ursula von der Leyen (@ursulavonderleyen)

Video