U propozua për President, Halim Kosova refuzon të bëhet pjesë e garës

21 May 2022, 17:24Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U propozua për President, Halim Kosova refuzon të bëhet
Halim Kosova

Ish-deputeti Halim Kosova ka refuzuar të bëhet pjesë e garës për Presidentin e ri, edhe pse u propozua nga deputetët e PD-së gjatë mbledhjes së grupit parlamentar.

Kosova tregon se është njohur me këtë propozim nëpërmjet medias, ndërsa theksoi se e vlerëson shumë por prioritet mbetet profesionin i tij dhe projekti për njerëzit në nevojë.

“Është një propozim dinjitoz dhe i rëndësishëm, me thënë të drejtën jam njohur nga mediat. Puna ime, eksperienca ime dhe fakti që kam hapur një fonacion për njerëzit në nevojë me duket më e vlefshme. Unë falënderoj çdo njeri që e ka propozuar , por e kam deklaruar që dua të përqendrohem në profesionin tim dhe kryesisht në ndihmën e familjeve në nevojë. Ky do të jetë prioriteti im”, ka thënë Halim Kosova në News.

Kujtojmë se një ditë më parë, pas propozimit nga opozita refuzoi të bëhej pjesë e garësa dhe ish-deputeti dhe ish-ministri i Bujqësisë i Partisë Demokratike, Rexhep Uka.


Video