Partia Demokratike ka vendosur t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar zgjedhjen e Endri Shabanit në postin e Avokatit të Popullit.
Sipas PD-së, procesi i përzgjedhjes dhe votimit është zhvilluar në shkelje të procedurave parlamentare, duke pretenduar se janë keqpërdorur firmat e deputetëve demokratë, të cilat ishin tërhequr paraprakisht.
Demokratët argumentojnë se zgjedhja e Shabanit është e pavlefshme, pasi 35 firmat e dhëna fillimisht në mbështetje të kandidaturës së tij u tërhoqën dy ditë pas shpalljes së listës përfundimtare të kandidatëve.
Kjo tërheqje nuk u mor parasysh as nga Komisioni i Ligjeve dhe as nga Kuvendi.
Endri Shabani u zgjodh Avokat i Popullit me 85 vota në Kuvend, në një proces votimi që u bojkotua nga opozita.