Pse PS votoi Endri Shabanin në krye të Avokatit të Popullit? Ja si përgjigjet kreu i grupit socialist!

15 December 2025, 12:30Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pse PS votoi Endri Shabanin në krye të Avokatit të Popullit? Ja
Taulant Balla

Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla ka komentuar votimin në krye të Avokatit të Popullit me votat e socialistëve të Endrit Shabanit.

Balla theksoi se ishte një kandidaturë e ardhur nga opozita, duke shtuar se të enjten duhet të betohet në Kuvend.

Ai deklaroi se “fakti që po hahen e po grihen tregon se e kanë fajin vetë”.

Balla: I uroj suksese Avokatit të Ri të Popullit, të entjen duhet të vijë të betohet në Kushtetutë në seancën e së enjtes. Është kandidaturë që vjen nga opozita. Që të zgjidhej Avokati duhej me votat tona, ky është rasti më i mirë i zgjedhjes ndonjëherë të Avokatit. Erdhën 6 kandidatë nga opozita, dhe u votua. Kemi thënë që do votojmë 1 nga kandidatët që solli opozita, fakti që po hahen e po grihen me njëri-tjetrin tregon se e ka fajin vetë.


Video