PD bojkot “TERRITORIALES” dhe “ZGJEDHORES”, Grupi i PS: Puna do të vazhdojë, nuk kemi kohë për të humbur!

15 December 2025, 11:24Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PD bojkot “TERRITORIALES” dhe “ZGJEDHORES”, Grupi i PS:
PS/ PD

Një ditë pas deklaratës së kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili tha se Komisioni për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale është një iluzion, Grupi Parlamentar i PS ka marrë vendimin për të vazhduar punën.

Nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS bëjnë me dije se puna me dy komisionet e Posaçme për Reformën Territoriale dhe atë Zgjedhore do të vijojë më axhendën e përcaktuar.

Sipas Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste “nuk ka më kohë për të humbur”.

Qëndrimi i PS vjen pas vendimit te kryesisë së PD për ndërprerjen e bashkëpunimit me PS, kjo pas zgjedhjes së Avokatit të Popullit.


Video